Punonjësit e policisë i kanë hequr lirinë sot një të mitur gjashtëmbëdhjetëvjeçar, pasi i ka sulmuar fizikisht.
Sipas informacioneve nga Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë, i mituri është penguar nga policët në kryerjen e veprimeve zyrtare.
“Me datë 24.02.2024, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar për shkak se gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në rrugën “Makedonski” në Kriva Pallankë i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton zëdhënësja e SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska.