MPB ka njoftuar se në ditën e sotme pas mesnate në Shkup një i mitur është përplasur dhe ka pësuar lëndime të rënda.
“Sot (11.02.2024) në ora 00:08 në SPB Shkup është raportuar se në Shkup në Bulevardin “8 Shtatori”, automjeti i pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit i drejtuar nga D.D.(34) nga Shkupi ka përplasur një të mitur nga Shkupi. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza””, njoftojnë nga MPB
SPB Shkup po kryejnë hetimin e nevojshëm për për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/