Site icon Telegrafi

Një i mitur ka goditur me motoçikletë një shtyllë betoni në Shkup

Më datë 29.03.2024, në ora 11:40, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Teodosij Gologanov” në Shkup, i mituri nga Shkupi, i cili drejtonte motoçikletën “Aprilia” me targa të Shkupit, ka rënë në rrugë, dhe goditi një shtyllë betoni.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “St. Naum Ohridski” në Shkup.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Exit mobile version