Telegrafi

Një i mitur dhe një 19 vjeçar në polici për grafitin ‘Vdekje për shqiptarët’ në Manastir

Nga MPB japin detaje në lidhje me grafitin me shkrime të urrejtjes ndaj shqiptarëve në Maqedoni, të shkruar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në murin e një ndërtese në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Në Manastir të Maqedonisë kërkohet ‘vdekje për shqiptarët’

Policia informon se në Sektorin për punë të brendshme në Manastir janë thirrur dy persona, banorë të Manastirit, nga të cilët njëri është i mitur, ndërsa tjetri në moshën 19 vjeçare dhe është kryer bisedë me ta.

“Kundër kryerësve, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten padi përkatëse”, thuhet në kumtesën e SPB Manastir./Telegrafi/