Nga MPB japin detaje në lidhje me grafitin me shkrime të urrejtjes ndaj shqiptarëve në Maqedoni, të shkruar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në murin e një ndërtese në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia informon se në Sektorin për punë të brendshme në Manastir janë thirrur dy persona, banorë të Manastirit, nga të cilët njëri është i mitur, ndërsa tjetri në moshën 19 vjeçare dhe është kryer bisedë me ta.
“Kundër kryerësve, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten padi përkatëse”, thuhet në kumtesën e SPB Manastir./Telegrafi/