Telegrafi

Me një minutë heshtje, Unikkatil kujtoi gjatë koncertit në Durrës anëtarin e ndjerë të “TBA”, reperin B-52

Reperi i njohur Unikkatili, ka mbajtur dje (e shtunë) koncertin e tij të parë në Shqipëri.

Ai ka performuar para mijëra fansave shqiptarë, të cilët kishin shkuar enkas për koncertin e tij.

Pas një performance të zjarrtë dhe interpretimit të disa hiteve të tij, Unikkatili ka vendosur të bëjë edhe një kujtim në nderim të mikut të tij të ndjerë, Gëzim Hajdinit, i njohur si B-52.

I ndjeri Gëzim Hajdini, i njohur për publikun si B-52

Ai mbajti një minutë heshtje për reperin i cili u nda nga jeta këtë vit.

Së bashku me fansat e tij, përgjatë një minuti, ai ka nderuar mikun e tij i cili ishte njëherësh edhe një prej themeluesve të labelit TBA.

Performanca e mbrëmshme e Unikkatilit është komentuar shumë në media, dhe duket se ka pasur një impakt pozitiv te publiku. /Telegrafi/