Reperi i njohur Unikkatili, ka mbajtur dje (e shtunë) koncertin e tij të parë në Shqipëri.
Ai ka performuar para mijëra fansave shqiptarë, të cilët kishin shkuar enkas për koncertin e tij.
Pas një performance të zjarrtë dhe interpretimit të disa hiteve të tij, Unikkatili ka vendosur të bëjë edhe një kujtim në nderim të mikut të tij të ndjerë, Gëzim Hajdinit, i njohur si B-52.
Ai mbajti një minutë heshtje për reperin i cili u nda nga jeta këtë vit.
Së bashku me fansat e tij, përgjatë një minuti, ai ka nderuar mikun e tij i cili ishte njëherësh edhe një prej themeluesve të labelit TBA.
Performanca e mbrëmshme e Unikkatilit është komentuar shumë në media, dhe duket se ka pasur një impakt pozitiv te publiku. /Telegrafi/