Kosova po luan ndeshjen e kualifikimit për Kupën e Botës, Kina 2019.
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë Kosova po zhvillon ndeshjen ndaj Hungarisë.
Shumë shikues janë mbledhur në këtë duel dedikues për Gazmend Sinanin, i cili vdiq javë më parë në një aksident trafiku.
Të gjithë u ngritën në këmbë në heshtje në nderim të qendrës i cili ishte reprezentues i denjë i Kosovës.
I pranishëm është një numër i kënaqshëm i tifozëve, ku vlen te theksohet edhe prezenca e KFOR-it Hungarez.
Kryetari i FBK-së ka dhuruar fanellën e Kosovës me numrin 15 të nënshkruat nga gjithë bashkëlojtarët e Gazit, vëllait të tij.
Madje edhe trajneri i Hungarisë erdhi dhe i përshëndeti kryetarin dhe familjarët e Gazmend Sinanit.
Kosova humbi ndeshjet e deritanishme në kualifikimet për Botërorin e ardhshëm.
Ndërkaq, në këta takim mundojnë Altin Morina, Fisnik Rugova dhe Granit Rugova të cilët u aksidentuan me Gazmend Sinanin.
Me këtë rast edhe numri 15 që në përfaqësuese u bart nga Gazmend Sinani është pensionuar dhe nuk do të bartet më nga asnjë lojtar tjetër. /Telegrafi/