Telegrafi

Një milionë euro më pak për diabetikët në Maqedoni

Një milionë euro më pak për diabetikët dhe aq arsye për të dyshuar në cilësinë e insulinës. Tek pacientët rritet frika dhe paniku, për qasje më të vogël dhe më pak cilësi në insulinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ku dhe kur u votua ai ribalancë i buxhetit, i cili më 3 prill doli në Gazetën Zyrtare?! Çdo ndryshim duhet të kalojë përmes në Kuvend, ndërsa të gjithë e dijmë se tani nuk ka as Kuvend as Qeveri. Kjo është një lojë për shkurtimin e financave për diabetikët, në një situatë të këtillë mjaft të vështirë”, deklaroi për Telma, Bojan Kirov, kryetar i Lidhjes së Diabetikëve.

Ministria e Shëndetësisë thekson se kjo nuk do të shkojë mbi shpinë të pacientëve, për shkak se sipas tyre nuk bëhet fjalë për shkurtim të financave, por për konvertim./Telegrafi/