Site icon Telegrafi

Një milion qytetarë dalin në rrugët e Teheranit, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të gjeneralit të vrarë Qassim Soleimani

Qindra mijëra qytetarë të Iranit janë mbledhur në qendër të Teheranit për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani, i cili u vra me dron në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

Urdhrin për të kryer sulm ajror kishte dhënë presidenti amerikan Donald Trump, ndërkaq trupi i pajetë i gjeneralit Soleimani ka mbërritur në Iran, kurse varrimi pritet të mbahet sot, transmeton Telegrafi.

Rrugët e Teheranit janë mbushur, kurse arkivoli i tij po kalon përmes sheshit kryesor të kryeqytetit iranian duke e mbajtur në duar simpatizuesit e tij.

E shumë prej pjesëmarrësve po mbajnë portrete të Soleimanit dhe flamur të Iranit, e disa nuk kanë hezituar të mbajnë transparentë kundër SHBA-ve me mbishkrime si: “Poshtë SHBA-të”.

Lexo po ashtu Vajza e gjeneralit të vrarë iranian kërcënon ushtarët amerikanë

Shumë iranianë e konsiderojnë Soleimanin si hero kombëtar dhe për këtë arsye brohorisnin “Vdekje Amerikës”. Në anën tjetër lideri suprem i Iranit, Ali Hamnei Khamenei, ka kryer lutjet para arkivolit të komandantit Qassem Soleimani.

Ndërkaq mediat lokale kanë raportuar se nëpër rrugë kanë dalë mbi një milion qytetarë, kurse siç raporton Retuers, po cilësohet si tubimi më i madh që nga viti 1989 kur kishte ndodhur gjatë varrimit të themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Khamenei. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version