Site icon Telegrafi

Një milion e 500 mijë vaksinime kundër COVID-19 në Kosovë

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani anembanë vendit janë administruar një milion e gjysmë vaksina kundër COVID-19.

Deri më tani janë 640 mijë qytetarë që janë vaksinuar me të dy dozat.

“Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre”, thuhet në kumtesë.

“Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”, njofton tutje Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version