Telegrafi

Një miliardë telefona mund të dëmtohen vetëm nga një mesazh

Prandaj, ju duhet të mendoni dy herë para se të vendosni ta jepni numrin tuaj të telefonit online, e sidomos nëse telefoni juaj mobil bazohet në sistemin operativ Android.

Kjo pasiqë numri juaj është e tëra që i duhet një hakeri për të arritur në të dhënat tuaja personale.Një hulumtues i sigurisë mobile ka zbuluar një të metë që i bën rreth 95% të pajisjeve mobile në Android, që i bie rreth 950 milionë pajisje të ekspozuara ndaj sulmeve.

Krimbi kompjuterik i quajtur “Stagefright” mendohet të jetë njëra ndër vrimat më të këija në Android që është zbuluar deri më sot. Në fakt, ky krimb i afekton të gjitha pajisjet që bazohet në versionin Android 2.2 dhe të gjitha versionet më të reja të sistemit operativ të Google.

Ky virus mund të rrëmbejë të dhëna të ndjeshme nga përdoruesit duke përfshirë fotografitë, apo të hyjë në kamerë dhe kontakte, në mes tjerash. Dhe më e keqja është se i njëjti është i pavërejtshëm nga ana e përdoruesit.

Prandaj, përdorues të Android bëni shumë kujdes, sepse telefoni juaj duket të jetë shumë i pasigurtë. (Telegrafi)