Telegrafi

Një miliardë euro humbje në vit

Ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku tha se mos implementimi i projektit “Kosova e Re”, brenda vitit i kushton buxhetit të Kosovës një miliardë euro për shkak të importit të rrymës.

Ndërsa, zëvendëspresidentja e AKR-së Mimoza Kusari-Lila, tha se mos fillimi i ndërtimit të TC “Kosova e Re”, tregon paaftësinë e institucioneve për të vendosur për një projekt.

Ngecjet në ndërtimin e TC “Kosova e Re”, ndikojnë keq në sytë e investitorëve të huaja, thotë zëvendëspresidentja e AKR-së, duke shtuar se që nga ardhja në pushtet të Qeverisë aktuale ka mungesë të informatave rreth projektit dhe nuk ka ndryshuar asgjë, përveç emrit dhe zvogëlimit të kapaciteteve.

Që nga viti 2006 kur ka filluar ideja për ndërtimin e një termocentrali, kapacitetet e tij janë ndryshuar shumë herë ende pa filluar ndërtimi i tij.

Aktualisht, termocentrali “Kosova e Re”, parashikohet të ndërtohet në dy faza, nga 300 megavat orë energji elektrike. /Telegrafi/