Telegrafi

Një miliard celularë në Kinë

Një miliard shfrytëzues të celularëve në Kinë janë në përputhje me analizat e Gartner dhe Census Buerau, të cilët thonë se gati 80% e popullatës botërore ka celularë. Të dhënat llogariten sipas numrit të abonentëve, kështu që shifrat reale vetëm sa mund të jenë më të mëdha – në SHBA ka kohë që operatorët mobil kanë të shënuara më shumë abonime se që është numri i banorëve të vendit, derisa të dhënat janë interesante edhe për pjesën tjetër të botës.

Për shembull, në Emiratet e Bashkuara Arabe në mesatare çdo njeri ka 2 celularë (respektivisht marrëdhënia e celularëve kundrejt banorëve është 2:1), derisa në Afrikën Subsahariane më shumë njerëz kanë celularë se sa që kanë qasje në rrjetin elektrik në shtëpitë e tyre. Një e dhënë edhe më interesante vjen nga statistikat e KB-së – në planin global më shumë banor të Tokës kanë celularë se sa që kanë qasje në WC. /Telegrafi/