Telegrafi

Një “mikpritje” që parashikon dhunë: Huliganët anglezë përballë ultrasve të vendit që prodhon më së shumti alkool për kokë banori (Foto/Video)

Anglia është mysafire e Sllovenisë për të zhvilluar ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Ajo që po parashikojnë mediat britanike është një mundësi e madhe për të pasur një duel të dhunshëm ndërmjet tifozëve të dy përfaqësueseve.

Tifozët sllovenë duke ndezur fishekzjarrë kundrejt autobusit të ekipit kundërshtar.

“Anglia e viziton Slloveninë këtë mbrëmje – ku ultrasit janë më të vështirët nga më të vështirit, ndërsa atje konsumohet alkool më shumë se në çdo vend tjetër në gjithë Evropën”, kështu e përshkruan Daily Star përballjen e sotme (e martë) sa u përket mbështetësve të të dyja ekipeve.

Në vazhdim, siç transmeton Telegrafi, thuhet se tifozët e Tre Luanëve mund të përballen me një mikpritje dramatike.

Sllovenët ndihen krenarë për kulturën e tyre të huliganizmit.

Kjo për faktin se sllovenët e duan alkoolin e tyre më shumë se çdo vend tjetër dhe atje është e fuqishme kultura e huliganizmit.

Dhe pas skenave të përgjakshme në Francë, ku ishin të përfshirë tifozët anglezë – ky kombinim me tifozët sllovenë, mund të jetë tejet i rrezikshëm.

Dhuna në Marseille të Francës, ku ishin përfshirë tifozët anglezë.

Akoma më shqetësues është faktin se sllovenët janë ndër tifozët më të frikshëm në botë, përkundër se shteti numëron vetëm dy milionë banorë.

Ata janë të njohur për hyrje në fushë gjatë lojës duke mbajtur thika dhe shpesh këndojnë kore anti-semite dhe këngë ushtarake nga epoka sovjetike.

Princi Charles duke shijuar alkoolin slloven.

Në Slloveni ka nga një verari për çdo 70 banorë, ndërsa mbi 94 për qind e alkoolit të prodhuar konsumohet nga popullata lokale. /Telegrafi/

Në videon e mëposhtme shfaqet përleshja e tifozëve sllovenë me ata sllovakë: