Anglia është mysafire e Sllovenisë për të zhvilluar ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Ajo që po parashikojnë mediat britanike është një mundësi e madhe për të pasur një duel të dhunshëm ndërmjet tifozëve të dy përfaqësueseve.
“Anglia e viziton Slloveninë këtë mbrëmje – ku ultrasit janë më të vështirët nga më të vështirit, ndërsa atje konsumohet alkool më shumë se në çdo vend tjetër në gjithë Evropën”, kështu e përshkruan Daily Star përballjen e sotme (e martë) sa u përket mbështetësve të të dyja ekipeve.
Në vazhdim, siç transmeton Telegrafi, thuhet se tifozët e Tre Luanëve mund të përballen me një mikpritje dramatike.
Kjo për faktin se sllovenët e duan alkoolin e tyre më shumë se çdo vend tjetër dhe atje është e fuqishme kultura e huliganizmit.
Dhe pas skenave të përgjakshme në Francë, ku ishin të përfshirë tifozët anglezë – ky kombinim me tifozët sllovenë, mund të jetë tejet i rrezikshëm.
Akoma më shqetësues është faktin se sllovenët janë ndër tifozët më të frikshëm në botë, përkundër se shteti numëron vetëm dy milionë banorë.
Ata janë të njohur për hyrje në fushë gjatë lojës duke mbajtur thika dhe shpesh këndojnë kore anti-semite dhe këngë ushtarake nga epoka sovjetike.
Në Slloveni ka nga një verari për çdo 70 banorë, ndërsa mbi 94 për qind e alkoolit të prodhuar konsumohet nga popullata lokale. /Telegrafi/