Site icon Telegrafi

Një metodë super e thjeshtë se si të parandaloni formimin e akullit në xhamin e makinës tuaj

Nuk ka asgjë më të keqe se sa të shkoni drejt makinës tuaj me nxitim, dhe të shihni xhamin e përparmë të mbuluar me akull.

Derisa temperaturat zbresin, shumë shoferë po përgatiten se si t’i bëjnë ballë kësaj situate, fatmirësisht, ka shumë truke që mund të përdorni për të hequr ngricën e formuar në makinën tuaj, transmeton Telegrafi.

Por, në radhë të parë ju mund të përpiqeni të parandaloni formimin e akullit. Një burrë u bë viral pasi ndau trukun e tij dy sekonda, që funksionon duke ndaluar formimin e akullit dhe madje ka mbështetjen e një eksperti.

Siç thekson @tristanwalton13, mbulimi i xhamit të përparmë me karton krijon një zgjidhje të thjeshtë – dhe një zgjidhje që mund t’ju kursejë shumë kohë në mëngjes.

@tristanwalton13 Quick de ice trick thank me later #cold#winter #christmas #fyp ♬ original sound – Tristan Walton

Duke shtuar një karton të hollë në pjesën e përparme të makinës tuaj gjatë motit të keq, mund të ndaloni formimin e akullit.

Duke demonstruar metodën në një video tashmë virale, shoferi tërheq kartonin nga pjesa e sipërme e xhamit të përparmë të mbuluar me borë, duke lënë pas një katror krejtësisht të pastër.

Derisa disa komentues u mahnitën nga truku, të tjerë donin më shumë siguri, pasi mendonin se dritarja nuk dukej e ngrirë në video, për të qenë e pastër pjesa tjetër nga akulli.

Fatmirësisht, shoferët mund të jenë të sigurt, pasi truku është gjithashtu i preferuar nga ekspertët në Munster Tyres.

Duke ndarë këshilla në internet se si të parandaloni një xham të akullt, qendra e shërbimit të gomave dhe makinave rekomandon përdorimin e një mbulese xhami, të cilën mund ta bëni nga kartoni, pëlhura ose një dyshek gome. Gjëja kryesore është që mbulesa të jetë e thatë. /Telegrafi/

Exit mobile version