Hilet e grimit që e lënë fytyrën të duket më e ngritur kanë qenë në trend kohët e fundit.
Tani, ka një version të ri i kësaj që vë theksin posaçërisht te konturimi shpejt është bërë virale në TikTok dhe njerëzit e kanë provuar atë.
Përdoruesja e TikTok @manddajustyne filloi trendin duke treguar se si ajo e bënë konturimin e fytyrës. Ajo fillon videon para se ta shpërndaj grimin dhe thotë “Unë e di që kjo duket e çmenduri” – është padyshim ndryshe nga forma e zakonshme që ne jemi udhëzuar të bëjmë për vite me radhë. Në vend të kësaj, ajo shton vija në vende të ndryshme, e gjithë kjo ndodh para vendosjes së fondatinës.
@amanddajustyne Trust the process #fy #fyp #makeup #DSWCutLoose
Më pas duke marrë një sfungjer ajo shpërndan konturimin, duke shpjeguar se e bën në këtë mënyrë sepse i jep një efekt të ngritur fytyrës së saj dhe i bën buzët të duken më të plota. Ajo thotë: “Shikoni se si më mbush buzët dhe u jep atyre një pamje të këndshme”.
Me titrat e videos “Besoji procesit”, duket se shumë shikues e kanë bërë këtë pasi është pëlqyer tashmë 65 mijë herë. Dikush tjetër duke ndjekur teknikën postoi videon e saj, duke thënë “kjo thjesht ndryshoi jetën time”.
Nga komentet duket se edhe të tjerët janë të impresionuar dhe do të ndjekin shembullin. Ndoshta kjo do të na bëjë që tani e tutje të shijojmë konturimin. /Telegrafi/