Edhe pse ky proces tashmë përdoret, kjo është hera e parë që ka marrë leje zyrtare
Transplantimet e para të “jashtëqitjeve” në botë kanë marrë dritën jeshile në qarqet shkencore në mënyrë që të luftojmë kundër infeksioneve vdekjeprurëse të zorrëve.
Befasia më e madhe është ajo që procesi i shërimit mund të aplikohet në mënyrë orale – nëpërmjet gojës, transmeton Telegrafi.
Transplantimi i mikrobiotës fekale përfshin marrjen e jashtëqitjes së dikujt dhe vendosja në personin që ka zorrë të pashëndetshme, dhe Australia e ka lejuar si vendi i parë në botë falë donatorëve të jashtëqitjeve, të cilët gjithashtu janë të njohur si “njëbrirësh”, sepse rrallë mund të gjenden.
“Ky proces, para së gjithash, mundëson që sërish të “banohet” mikroambienti bakterial në zorrët e marrësit me mikroorganizma të shëndetshëm”, shpjegojnë ekspertët.
Dhuruesit patjetër duhet të ofrojë material të shëndetshëm gjenetik nga mikrobioma tyre, e cila grumbullohet dhe futet në traktin gastrointestinal të personit të pashëndetshëm.
Zakonisht, infeksione të caktuara, siç është “Clostridium difficile”, që e shkakton bakteri i përhapur gjerësisht, mund të shkaktojë formë të rëndë diarreje.
Transplantimi është ideuar që të aplikohet nëpërmjet zorrës së trashë me vënien e mostrës fekale në shiringë. Sidoqoftë, është gjithashtu e mundur edhe me gojë – duke përdorur pilula. /Telegrafi/