Site icon Telegrafi

Një metër kub dru arrin në 80 euro, një ton pelet shkon deri në 330 euro në Maqedoni

Ulja e temperaturave, sidomos gjatë mbrëmjes, ka bërë që shumë njerëz tani të kujdesen për mënyrën e ngrohjes. Çmimet e drurit për ngrohje lëvizin nga 75 deri në 80 euro për një metër kub, ndërsa një ton peleti kushton nga 240 deri në 330 euro. Qytetarët shprehen të shqetësuar për çmimet e larta të drurit, por edhe për koston e lartë të energjisë elektrike, sepse shumica ngrohen me rrymë.

“Me rrymë, është shtrenjtë, kursejmë nga pak pasi që jemi vetë. Nuk është me ekonomike por, është me lehtë për na pleqtë dhe ma pak punë ka.”

“Po i kam marrë. Metra e druve bëhet 80 euro me u sharruar me i pre behët afër 100 euro metra. Po shtrenjtë shumë, për një pensionit. Ka pensionistë me 12 mijë denarë.”

“Me dru nuk ke llogari se është 85 euro, 90 euro, 100 euro. Por kur nuk ke me çka është akoma me keq. Unë jam pensionistë dhe dihet me çka mund të ngrohesh me pensionin e Maqedonisë. Kam marr nja 4 metër ndoshta do dalim në pranverë, por të marrësh 10 metra dru janë shumë para për këtu, se ata që kanë rrogat e mira ngrohen edhe më mirë me rrymë, naftë.”

“Me rrymë. Po më mirë mos më pyet. Jam pensionit Italie. Atje më mirë se këtu, atje paguan 30 euro, këtu 200, 250 euro me një ngrohëse të vogël.”

Dikur cmimi i druve ishte 40 deri në 50 euro, që ishte çmim ideal për ngrohje, por tashmë gjithçka është shtrenjtuar. Qytetarët si alternativë tjera për ngrohje gjejnë edhe gjëra tjera si mbetjen e mobiljeve. E kjo bën që Tetovë pothuajse në shumicën e kohës së dimrit të ketë ajrin më të ndotur./TV21/

 

Exit mobile version