Telegrafi

Një mesazh i vitit të kaluar në Twitter, i kushton me marrje të titullit të “Miss Turkey 2017” (Foto)

Se duhet pasur kujdes rreth mesazheve dhe publikimeve që bëjmë në rrjetet sociale, tregon edhe rasti i “Miss Turkey 2017”.

Itır Esenit i ka kushtuar me marrje të titullit e më së mirës së shtetit turk të dhënë ditën e djeshme.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja kishte publikuar një fotografi të pahijshme në Twitter gjatë kohës së puçit ushtarak të 25 korrikut të vitit të kaluar.

Në fakt, ajo kishte publikuar një fotografi në kohën sa ishte me menstruacione, duke e shoqëruar me fjalitë “unë jam në këtë gjendje me menstruacionet gjatë puçit”.

Kjo ka bërë që sot organizatorët t’i marrin kurorën e më së mirës, megjithëse, 18-vjeçarja kishte kërkuar falje dhe ishte arsyetuar se ishte e “pavetëdijshme me gjestin”.

Ndryshe, tash më e bukura e Turqisë është shpallur Aslı Sumen, e cila do të përfaqësojë vendin e saj në “Miss World”, që do të mbahet në shtetin kinez. /Telegrafi/

Asli Sumen