Ibrahim Tatlises është një prej këngëtarëve dhe personave publike që bënë bujë në mediat roze sa herë që shkruan në rrjetet sociale.
Një të tillë raportohej se e kishte shkruar edhe në llogarinë personale në Twitter, i cili shumë ishte kritikuar prej fansave.
“Sex, Sex video”, shkruante Tatlises në Twitter, që kishte lënë shumë fansa gojëhapur, transmeton Telegrafi.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit turk duke thënë se nuk ka llogari në këtë rrjet social.
“Unë nuk kam llogari në këtë rrjet social. Të gjitha mesazhet e mia i bëj përmes Instagramit”, ka shkruar Tatlises në Instagram.
Ndryshe, këngëtari ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë, përkatësisht që nga koha kur ishte plagosur në kokë me armë zjarri. /Telegrafi/