Një mashtrim përmes një mesazhi që prek telefonat Androit po përhapet përgjatë Mbretërisë së Bashkuar, kanë paralajmëruar ekspertët.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mesazhi – që pretendon të jetë nga një kompani e dërgesave të pakove, i bën përdoruesit të instalojnë një aplikacion gjurmimi – por në fakt është një softuer i dëmshëm, “spyware”.
I quajtur Flubot, ajo mund të mbizotërojë pajisjet dhe të spiunojë telefonat për të mbledhur të dhëna të ndjeshme, përfshirë edhe detaje bankare në internet.
⚠️SCAM TEXT ALERT ⚠️
If you receive a text message that looks like the one below:
IGNORE: Do not click any links.
REPORT: Report it by forwarding to 7726.
DELETE: Remove the text from your phone. pic.twitter.com/ailKcmXYh4
— Vodafone UK (@VodafoneUK) April 22, 2021
Operatori i rrjetit, Vodafone, tha se miliona mesazhe me tekst po dërgoheshin tashmë në të gjitha rrjetet. /Telegrafi/