Kur jashtë është ftohtë, të heqësh qafe ajrin e mbytur të brendshëm nuk është aq e thjeshtë sa të realizohet me hapjen e dritareve.
Pra, cila është mënyra më e mirë për të lejuar që ajri i pastër të hyjë pa ngrirë?
Kjo këshillë e thjesht do t’ju ndihmojnë ta mbani shtëpinë tuaj të ngrohtë, komode dhe me erë të mrekullueshme – edhe në thellësi të dimrit.
Lironi për pak radiatorët
Radiatorët shpesh janë fajtorë për lëshimin e ajrit të ndenjur, veçanërisht nëse tubat pengohen. “Ata mund të marrin xhepa ajri që ndalojnë ujin e nxehtë të qarkullojë në mënyrë efikase”, thotë Chris Harvey nga kompania e radiatorëve Stelrad. Zgjidhja: “Një herë në vit, lironi tubat – është shumë e lehtë”.
Së pari, sigurohuni që nxehtësia të jetë e fikur dhe radiatori të jetë i ftohtë. Më pas vendosni një tas nën valvul – çelësin në fund të njësisë – dhe rrotulloni valvulën për ta hapur derisa të dëgjoni fërshëllimë, që është ajri që ikën. Kur uji fillon të rrjedhë, puna ka mbaruar dhe mund ta mbyllni valvulën. /Telegrafi/