Site icon Telegrafi

Një mbrëmje e ngrohtë dhe plot elegancë në shoqërinë e shampanjës Ruinart

Çka mund të jetë më mirë se sa të cakrroni gotat me shampanjë, plot stil, në një ambient të veçantë dhe mes njerëzish të përzgjedhur.

Mbrëmjen e të mërkures, brendi i njohur i shampanjës Ruinart, me qëllim të promovimit të pijes më luksoze, kishte organizuar një ngjarje shumë të veçantë.

E mbajtur në një prej restauranteve më të njohura jo vetëm në vend por ndërkombëtarisht: SuchiCo, ngjarja kishte mbledhur disa personalitete dhe të ftuar specialë të cilët do të ishin ndër të parët që do të njoftoheshin se këtë super pije tani do të kenë mundësi ta gjejnë edhe në Kosovë.

 

Ruinart është shtëpia e parë e shampanjës e themeluar në 1729 nga Nicolas Ruinart. Kjo pije është padyshim simbol i elegancës, parasë dhe luksit. Reflektim i fuqisë me anë të stilit të të jetuarit që buron nga një epokë e rëndësishme e historisë, duke i mbijetuar kohërave suksesshëm si një ikonë ndër pije të alkoolit.

Gjatë darkës të ftuarit kishin mundësi të shijojnë ushqime të shijshme aziatike, me cilësi të lartë, të përgatitura me kujdes nga profesionistë dhe të shoqëruara me lloje të ndryshme të shampanjave nga brendi Ruinart.

Ruinart është elegancë, e cila buron nga gota që reflekton bukuri dhe që kulmon me pikat e gazit të pijes ngjyrë të verdhë të lehtë – e gjitha kjo një eksiperiencë ngazëllyese e shijimit të ndjenjës së luksit dhe harmonisë.

E veçantë e kësaj pije përveç shijes mahnitëse është edhe shishja e cila frymëzohet nga shishet e para të shampanjës të shekullit të 18-të dhe shpërndahet vetëm në vende të zgjedhura me kujdes për të ruajtur emrin dhe imazhin.

Për më shumë informata kontaktoni në email: kosova@eurolabinternacional ose numrin e tel: 049682500

Exit mobile version