Telegrafi

Një i mbijetuar nga tërmeti shpërndan falas karamele pambuku për fëmijët në Turqi

Turqia është goditur nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Por, një i mbijetuar nga tërmeti, i cili prodhon karamele pambuku në zonën e tërmetit, ka filluar sërish punën.

Ai ka publikuar një video në mediat sociale teksa ka treguar se pse e ka bërë një gjë të tillë.

“Të gjithë po bënin diçka, e nxora makinën dhe po e bëj për bamirësi”, pohon ai.

Ndryshe, Turqia dhe Siria deri më tani kanë regjistruar mbi 35 mijë viktima. /Telegrafi/