Telegrafi

Një mashtrues i ka marr 86.000 denarë një gruaje nga Shkupi

Policia sot ka raportuar se janë marr masa për zbardhjen e rastit të mashtrimit ku e dëmtuar ka qenë Shkupjan për 86.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti është lajmëruar në ora 09:45 në stacionin policor Karposh nga ana e shkupjanes V.G. (58). Ajo ka lajmëruar se në maj të vitit 2017 për dy herë ka qenë e mashtruar nga K.J. nga Shkupi.

Mashtrimi i parë nga K.J. është kryer për blerjen e supozuar të ilaçit për kancer me çka B.G. e ka kërkuar dhe i ka marr 400 euro. Ilaçin e ka blerë, por V.G. ka dyshuar se ka qenë për prejardhje të dyshimtë. Pastaj, K.J. në bisedim me V.G. e ka kuptuar se nuk e ka të zgjidhur statusin e pensionit dhe e ka bindur që t’i jep 1000 euro që të mund që në kohë sa më të shkurtër t’ia zgjidh problemin.

Nga atëherë deri më tani V.G. disa herë ka kontaktuar me K.J., por ai i ka thënë se duhet të kaloj një kohë për kryerjen e plotë të punës. E ka marr në telefon dhe disa herë por e ka kuptuar se ka qenë e mashtruar. /Telegrafi/