Një mashkull është arrestuar jashtë shtëpisë së Kendall Jenner në Los Angeles dhe është akuzuar për shkelje të palejuar në pronën e saj dhe për ndjekje të bukuroshes.
Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se personi i quajtur Shavaughn McKenzie i ka hedhur poshtë akuzat se i ka shkuar nga pas modeles.
Ai rrezikon të vuajë gjashtë muaj burg dhe të gjobitet me 1.000 dollarë nëse shpallet fajtor.
McKenzie është duke qëndruar në paraburgim, pasi nuk ka arritur ta paguajë garancinë prej 120.000 dollarësh për t’u mbrojtur në liri.
Derisa po kthehej në shtëpi, Kendall e ka takuar McKenzien në hyrje të shtëpisë së saj dhe i ka telefonuar policisë. /Telegrafi/