Telegrafi

Një Manchester United me plotë holandezë – pas Zirkzees, tentohen edhe dy yje të tjerë

Manchester United ka arritur ta kompletojë transferimin e Joshua Zirkzee nga Bologna, me sulmuesi holandez që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim – ndërsa klubi ka në listë edhe dy holandezë të tjerë.

Xavi Simons dhe Matthijs de Ligt janë pjesë e planeve të Erik ten Hag dhe drejtuesve të gjigantit anglez.

Holandezi i talentuar, mahniti në EURO 2024 me paraqitjet e tij, ndërsa sezonin e fundit e kaloi si huazim nga Paris Saint-Germain te RB Leipzig.

Klubi gjerman, RB Leipzig, është në mesin e klubeve që tregojnë interes të fortë së bashku me Bayern Munich dhe Man United, me PSG-në që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Simons.

Manchester United është gjithashtu në kërkim të Matthijs de Ligt, ku bisedimet me Bayern Munich po vazhdojnë.

Mbrojtësi dëshiron të përfundojë lëvizjen shpejt dhe i ka thënë klubit të tij aktual që ta vulos transferimin te klubi anglez.

Manchester United po ashtu ka afruar në stafin e Ten Hag edhe ish sulmuesin e njohur, Ruud van Nistelrooy dhe Rene Haken. /Telegrafi/