Telegrafi

Një major serb kërcënon të digjet para Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë

Majori i Ushtrisë serbe, Danillo Mladenoviq, kërcënon se do të djeg veten me benzinë para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd.

Siç raporton gazeta Blic, majori e ka lyer veten me benzinë për shkak se është i pakënaqur pasi nuk është graduar.

Psikologët dhe ndërmjetësuesit janë duke biseduar me të, ndërsa Ushtria është duke e siguruar vendin e ngjarjes.

Mediat serbe bëjnë të ditur se para ndërtesës së Ministrisë janë pjesëtarët e Policisë, zjarrfikësit dhe personat shëndetësorë.

Majori serb u ka thënë gazetarëve se do të qëndrojë para Ministrisë së Mbrojtjes, derisa ta pranojë dikush nga zyrtarët.