Majori i Ushtrisë serbe, Danillo Mladenoviq, kërcënon se do të djeg veten me benzinë para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd.
Siç raporton gazeta Blic, majori e ka lyer veten me benzinë për shkak se është i pakënaqur pasi nuk është graduar.
Psikologët dhe ndërmjetësuesit janë duke biseduar me të, ndërsa Ushtria është duke e siguruar vendin e ngjarjes.
Mediat serbe bëjnë të ditur se para ndërtesës së Ministrisë janë pjesëtarët e Policisë, zjarrfikësit dhe personat shëndetësorë.
Majori serb u ka thënë gazetarëve se do të qëndrojë para Ministrisë së Mbrojtjes, derisa ta pranojë dikush nga zyrtarët.