Një majmun i futur në një nënstacion të rrjetit elektrik të Sri Lankës thuhet se ishte shkaktari i një ndërprerjeje të përgjithshme në të gjithë ishullin më 9 shkurt, thanë zyrtarët qeveritarë.
Ndërprerja e energjisë, e cila filloi rreth orës 11:30, ende nuk ishte restauruar plotësisht pas tre orësh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Një majmun ka rënë në kontakt me transformatorin tonë të rrjetit, duke shkaktuar një çekuilibër në sistem”, u tha gazetarëve, ministrja e Energjisë, Kumara Jayakody.
Ndërhyrja ndodhi në një periferi jugore të Colombo, tha ai.
Ndërsa energjia u rivendos në disa zona, nuk ishte menjëherë e qartë se sa do të zgjaste ndërprerja. /Telegrafi/