Koreja e Jugut raportoi rastin e saj të parë të infeksionit tek një kafshë pasi një mace shtëpiake rezultoi pozitive me coronavirus, bazuar në njoftimin e Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, macja doli pozitive me COVID-19 më 21 janar, tha KDCA në një njoftim për shtyp të hënën.
Tre mace u testuan për sëmundjen pasi pronaret e tyre – një nënë dhe vajza e saj rezultuan pozitive me virusin. Njëra prej maceve doli e infektuar.
Shtëpia e lutjes ku jetojnë macet ndodhet në provincën Gyeongsang të Koresë së Jugut, ku qëndruan edhe nëna me vajzën.
Macja është ndarë nga macet e tjera për të parandaluar përhapjen brenda brenda një strehe për kujdesin e kafshëve shtëpiake.
KDCA deklaroi se nuk ka pasur raportime të kafshëve shtëpiake që mund të infektojnë njerëzit, por njësia e kujdesit po mbikëqyr macen e infektuar. /Telegrafi/