Zakonisht, dëgjojmë raporte për eksplodime të telefonave, dhe më pak për laptopë. Për fat të keq, ka një herë të parë për çdo gjë, sepse sipas raporteve, duket se të paktën një MacBook Pro i Apple ka eksploduar.
Kjo është për sipas një DJ që e quan veten White Panda i cili i tregoi detajet për një post në Reddit.
Sipas White Panda, “Dje pasdite MacBook Pro im shpërtheu gjatë përdorimit normal. Ishte në prehërin tim, i mbyllur, dhe papritmas filloi të lëshoj tymin nga të dyja anët, shpejt e vendosa atë në dysheme ku eksplodoi, tymi u rrit, dhe doli zjarr. Tymi toksik mbushi shtëpinë time duke shkaktuar lëshimin e alarmit të CO. “
My MacBook Pro exploded today during normal use. No injuries, luckily. Some damage to the house. Could have been worse – good thing I wasn’t on a plane.
Very curious to see how @Apple responds.@MacRumors @TechCrunch @9to5mac pic.twitter.com/pjmpv5Mx9b
— White Panda (@whitepanda) May 29, 2019
Është e paqartë se çfarë mund të ketë shkaktuar problemin, por White Panda që nga ajo kohë ka kontaktuar Apple që ende nuk ka bërë asgjë për këtë.
Reparti i shërbimit i tha së pari se duhet të pres të paktën 24 orë ndërsa laptopi është mbajtur brenda një vendi sigurie kundër zjarrit. Më vonë, kur ai kërkoi një raport, iu tha se çështja ishte “përshkallëzuar” dhe se ai do të dëgjonte nga Apple në pesë ditët e ardhshme.
Kjo është një dukuri mjaft e rrallë dhe mund të ketë pasur një sërë çështjesh që mund ta kenë shkaktuar atë, duke filluar nga përdorimi jo i duhur, ngarkuesit e palëve të treta ose thjesht një bateri e gabuar. /Telegrafi/