Ky është momenti kur ekipet e shpëtimit të New Orleans shpëtuan një lopë pasi kishte ngecur në një pemë për shkak të përmbytjeve nga Uragani Ida.
Pamjet u xhiruan të martën afër qytetit Florissant, disa ditë pasi Ida zbarkoi si një stuhi e Kategorisë 4, duke goditur Luizianën me erëra të forta dhe reshje të rrëmbyeshme që çuan në përmbytje shkatërruese, transmeton Telegrafi.
Siç shihet në videon e mëposhtme, dy punëtorë përdorin me kujdes sharrën elektrike për të shkurtuar degët nga pema, ku kishte ngecur lopa.
Lopa duket çuditërisht e qetë, ndërsa ata punojnë për ta nxjerrë nga aty. Në fund, sipas CNN, ajo u shpëtua. /Telegrafi/