Telegrafi

Një lojtar i ndjerë i video-lojërave bëhet shenjtor

Papa Françesku ka marrë vendimin për shenjtërimin e të riut, Carlo Acutis, i cili gjatë jetës u njohë edhe si adhurues i video-lojërave.

Dhe ne e përjetuam atë – do të ketë lojtarë midis shenjtorëve të Kishës Katolike.

Papa Françesku mori vendim për kanonizimin e 15 të bekuarve, mes të cilëve është edhe i ndjeri 15-vjeçar Karlo Akutis, i ashtuquajturi “ndikues i Zotit”.

Akutis ka kontribuar për Kishën Katolike duke përdorur teknologjinë për të përhapur vetëdijen për besimin dhe duke dokumentuar mrekulli në mbarë botën. Ai vdiq në vitin 2006 nga leucemia.

Akutis tashmë është bërë “mijëvjeçari” i parë mes të bekuarve dhe në vitin 2025 do të bëhet lojtari i parë mes shenjtorëve të Kishës Katolike.

Sipas nënës së tij, Antonia Salzano, gjatë gjithë jetës së tij të riut i pëlqente të luante video-lojëra si Halo, Pokemon dhe Super Mario.

Nëna pohon gjithashtu se Carlo bleu një tastierë PlayStation në moshën tetë vjeçare, por e kufizoi veten të luante lojëra për një orë çdo javë në mënyrë që të mos bëhej i varur nga video-lojërat. /Telegrafi/