Telegrafi

Një lojtar i Barcelonës rezulton pozitiv me coronavirus

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka konfirmuar se një lojtar ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus, para nisjes së klubit drejt Lisbonës për ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Klubi spanjoll nuk e ka bërë të ditur identitetin e lojtarit, mirëpo ka treguar se nga nëntë lojtarët e testuar, njëri ka dalë pozitiv me COVID-19.

“Pas testeve PCR të bëra pasditen e të martës në një grup prej nëntë lojtarësh për shkak të fillimit të përgatitjeve parasezonale, njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv për COVID-19”.

“Lojtari nuk ka simptoma, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Barcës, ku bëhet e ditur se rastet e kontaktit do t’iu nënshtrohen testeve tjera.

Blaugranët e zhvillojnë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër bavarezëve të premten, mirëpo nga klubi thonë se lojtari i infektuar nuk ka qenë në kontakt me skuadrën që do të luajë në Lisbonë. /Telegrafi/