Telegrafi

Një litër naftë 1.22 euro

Ndërkohë, çmimi i naftës në pikat e shitjes me pakicë ka pësuar një ngritje deri në 10 centë.

Në krahasim më vitin e kaluar nafta është shtrenjtuar deri në 20 centë. Një litër naftë për qytetarët është duke u shitur deri në 1. 22 euro, shkruan Koha Ditore.

Shtrenjtimi i çmimit të naftës në tregun kosovar, sipas naftëtarëve, është shkaktuar pas shtrenjtimit të naftës në bursën ndërkombëtare. Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet.

Mediat botërore njoftojnë se ngritja e çmimit të naftës në bursën ndërkombëtar ka ardhur për shkak të intensifikimit të luftimeve në Libi dhe në vendet tjera arabe.

Nafta në bursën tregtare të New Yorkut kap vlerën prej 104,42 dollarësh për fuçi. Ky është çmimi më i lartë në tregun e SHBA-ve që nga shtatori i vitit 2008. /Telegrafi/