Telegrafi

Një listë e publikuar nga ‘Forbes’: Këto janë 40 vendet më të sigurta nga COVID-19

“Deep Knowledge Group” me qendër në Londër ka realizuar një renditje të niveleve të sigurisë së vendeve dhe në menaxhimin e krizës së coronavirusit e cila është publikuar nga Forbes.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Izraeli kryeson listën e vendeve në mbarë botën, për shkak të familjaritetit të tyre me nivelet e krizës dhe përvojës me mbylljen e kufijve për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.

Gjermania renditet e dyta, veçanërisht për reagimin e tyre të shpejtë ndaj pandemisë dhe mobilizimit të shpejtë të mbështetjes.

Siç thuhet më tej, për të realizuar këtë renditje, analistët mblodhën informacione për disa faktorë, duke përfshirë periudhën e bllokimit dhe numrin e shkeljeve të izolimit në vend.

Tregues të tjerë janë ndalimet e udhëtimit, testimet e coronavirusit dhe sa mirë janë të pajisur spitalet në secilin vend.

Ndryshe, numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 2,2 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 2,200,322.

Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 678.210 raste, e cila ndiqet nga Spanja me 184.948, Italia me 168.941, Franca me 165.027, Gjermania me 138.237 dhe Britania e Madhe me 103.093 raste.

Ndërsa në Kinë janë regjistruar 82.692 raste. /Telegrafi/