Harry Styles dhe Emily Ratajkowski u panë në fillim të kësaj jave së bashku në Tokio.
Fituesi i “Grammy” dhe modelja janë parë në disa momente intime duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin në një video që publikoi DailyMail të shtunën.
Ratajkowski përkëdhelte faqen e Styles teksa putheshin pranë një furgoni argjendi gjatë një nate në Japoni, ku së fundmi ai performoi në disa koncerte në Ariake Arena si pjesë e turneut “Love on Tour”.
Styles, 29 vjeç, kishte veshur një pallto dhe pantallona të zeza dhe i kishte flokët të lidhura në një gjysmë bisht, ndërsa Ratajkowski, 31 vjeçe, ku shfaq me një xhaketë rozë mbi një bluzë dhe një fund të gjatë të zi.
Këngëtari i “As It Was” më parë ishte në lidhje me regjisoren dhe bashkë-kolegen e tij të “Don’t Worry Darling”, Olivia Wilde.
Page Six konfirmoi në nëntor të vitit 2022 se Styles dhe Wilde, 39 vjeçe, ishin ndarë pas gati dy vitesh së bashku.
Wilde ndan djalin Otis, 8 vjeç dhe vajzën Daisy, 6 vjeçe, me ish të fejuarin e saj, Jason Sudeikis.
Emily nga ana tjetër është akoma në mes të një divorci me Sebastian Bear-McClard, me të cilin ndan djalin dyvjeçar, Sebastian. /Telegrafi/