Site icon Telegrafi

“Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund ta ndryshojnë botën”

Në Ditën Botërore të Librit, Telegrafi ju sjell dhjetë citate për vlerën dhe dobinë e librit – për individin dhe për shoqërinë.

Heinrich Mann: “Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare”.

Ernest Hemingway: “Asnjë mik nuk është besnik si libri”.

Mark Haddon: “Leximi është bisedë. Të gjithë librat flasin. Por, një libër i mirë edhe dëgjon”.

Malala Yousafzai: “Të mos harrojmë: një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund ta ndryshojnë botën”.

Groucho Marx: “Televizioni më duket shumë edukativ. Sa herë që dikush del në ekran, shkoj në dhomën tjetër dhe lexoj një libër”.

Jorde Luis Borges: “Gjithmonë e kam paramenduar Parajsën si një llojë biblioteke”.

Stephen King: “Librat janë magjia lëvizëse”.

Haruki Murakami: “Nëse lexoni vetëm librat që të gjithë I lexojnë, mund të mendosh atë që mendojnë të tjerët”.

Anonim: “Kushdo që thotë se ka vetëm një jetë për të jetuar, nuk di të lexojë një liber”.

Anonim: “E humbim veten në libra; e gjejmë veten në to”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version