Dyqani i librave komik, Comic Hunter, i drejtuar nga menaxheri Remi Vienneau LecClair, po kërkon 60 mijë dollarë kanadezë (rreth 44 mijë dollarë amerikanë, apo rreth 41 mijë euro), për kopjen e librit “Amazing Fantasy 15”, i cili shfaqte debutimin e parë të Spider-Man.
Libri në fjalë, ishte vlerësuar bazuar në origjinalitetin dhe gjendjen e tij, dhe fillimisht u shit për 12 centë, transmeton Telegrafi.
Por kopja e të njëjtit botim komik, theu rekorde shitjesh në shtator të vitit 2021, kur u nxor në ankand për 3.6 milionë dollarë, dhe u vlerësua me notën 9.6, që do të thotë se libri ishte në gjendje pothuajse të mirë.
Sidoqoftë, shitja e librit Amazing Fantasy 15, “u rrëzua nga froni”, në prill të vitit 2022, kur një kopje e librit të parë komik të Spider-Man, u shit për 5.3 milionë dollarë.
Tregu për veglat e rralla sportive dhe librat komik është rritur në vitet e fundit, duke shënuar rekorde të reja të shitjeve, që thyhen më shpesh që nga fillimi i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/