Poezi nga: Tom Waits
Përktheu: Fadil Bajraj
hej Charlie jam shtatzënë
dhe po jetoj në 9 strit
bash mbi një librari të pistë
jashtë avenysë euklid
dhe kam pushuar së droguari
edhe nga whiskey kam hequr dorë
e daiu im lozë në trombon
në hekurudhë punon.
dhe thotë se më do
bile sadoqë ky fëmijë s’është i tij
thotë se do ta rritë
sikur të ishte i tij
e ma dha unazën
që e kishte bartur e ëma e tij
dhe më çon në mbrëmje vallëzimi
për çdo të shtune mbrëma.
dhe hej Charlie në ty mendoj
sa herë që kaloj pranë pompës së benzinës
për shkak të grasos
që e vëje në flokë
dhe ende e kam atë pllakë
të Little Anthony & the Imperials
por dikush ma vodhi gramafonin
e tash a po të pëlqen kjo?
hej Charlie gati kam shkalluar
pasi që Mario qe vrarë
kështu që u ktheva në Omahë të
jetoj me të mitë
por çdonjërin që e pata njohur
kishte vdekur apo ish i burgosur
ashtu që u ktheva prapë në Mineapolis
kësaj here besoj se do të mbetem.
hej Charlie kujtoj se jam e lumtur
për herë të parë qysh prej aksidentit
dhe do të doja t’i kisha të gjitha ato paratë
që i shpenzonim për drogë
hej Charlie kujtoj se jam i lumtur
për herë të parë qysh prej aksidentit
dhe do të doja t’i kisha të gjitha ato paratë
që i shpenzonim për drogë
do t’i bleja vetes shumë vetura
e asnjërën prej tyre s’do ta shisja
dhe për çdo ditë,
vetura të ndryshme do të vozisja
krejt do varej
nga disponimi im.
hej Charlie
pashëzotin
a ke qejf ta dish të vërtetën?
s’kam burrë
ai s’i bie trombonit
e më duhet të marrë para hua
për ta paguar këtë avokat
por Charlie, hej
do të të hyj në punë, për fjalë të nderit
kur të vjen dita e valentinit.