Ka ndodhur një zënkë në fshatin Strellcë të Deçanit, ku një person është lënduar, ndërsa dy të tjerë janë të dyshuar. Kjo konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibra.
Ibra shprehet se lëndimi i personit ka ardhur pasi është goditur me veturë, por se ende nuk është klasifikuar vepra penale. Ai ka thënë se asnjë armë e as një thikë nuk është përdorur në sulm.
“Rasti është në hetim dhe ende nuk dihet motivi”, ka thënë ai.
Derisa Ibraj nuk ka treguar motivin e rastit, burimet e Expressit thonë se është pasojë e një problemi pronësor ndërmjet familjeve Dautaj dhe Gjukaj. Sipas burimeve, B. Gjukaj me armën “kallash” ia ka zënë pritën Xh. Dautajn, duke e kërcënuar lidhur me një pompë të benzinës që ishte në tender të Agjencisë Kosovare të Privatizimeve.