”Shumë shpejtë një emër i madh i futbollit gjerman do të jetë mysafirë i Prishtinës. Bëhet fjale për një trajner shumë të madh, i cili ka udhëhequr disa klube të njohura, por edhe kombëtare”, tha Ejupi. Mirëpo emri i tij për momentin mbetet sekret, pasi që presidenti i bardhekaltërve nuk ka dëshiruar të zbuloj emrin e tij.
“Emri le të mbetët sekret tash për tash. Do të jetë një befasi me madhe për dashamirët e futbollit në Kosovë, por edhe një nder i madh për ne që një njeri të tillë ta kemi në mesin tonë”, shtoi ai. Edhe më herët mysafirë i klubit më të trofejshëm kosovar ka qenë një tjetër legjendë e futbollit gjerman. Para dy viteve në Prishtinë kishte qëndruar i madhi Franz Beckenbauer. /Zeri/Telegrafi/