Muajin e kaluar, Apple mbajti ngjarjen e saj të parë të madhe të vitit 2021 për të zbuluar një larmi produktesh të reja, duke përfshirë një iMac të ridizenjuar, AirTag të shumëpritur dhe një iPad Pro të përditësuar me një çip M1 në bord.
Kishte zëra që thonin se Apple do të shfrytëzonte rastin për të prezantuar tabletë të rinj, por iPad Pro i gjeneratës së pestë ishte i vetmi që bëri një paraqitje.
Mbetet e paqartë nëse Apple kishte planifikuar apo jo ndonjëherë për të përditësuar pjesën tjetër të linjës së saj të iPad në ngjarjen Spring Loaded, por sipas analistit të KGI Securities Ming-Chi Kuo, thuhet se do të duhet të presim të paktën disa muaj më shumë para se Apple të jetë gati të prezantojë modelet shtesë të iPad-it.