Site icon Telegrafi

Një Land Rover Defender i ndërtuar për specifikat individuale të Princit Filip del në ankand për 84 mijë dollarë

Një Land Rover Defender i ndërtuar për Princin Philip është nxjerrë në ankand për 84 mijë dollarë.

Makina mbretëror u regjistrua në vitin 2010 pasi u ndërtua sipas specifikimeve personale të Dukës së Edinburgut, transmeton Telegrafi.

Kjo përfshinte një bojë në ngjyrën e rrallë Keswick Green dhe një veshje të zezë për pjesën e brendshme.

U shtuan gjithashtu sedilje me ngrohje dhe mbulesa prej pelushi të sediljeve Land Rover.

Makina ka vetëm 25 mijë kilometra të kaluara dhe është pjesë e një “koleksioni të rëndësishëm privat të automjeteve speciale”.

Shitet përmes Silverstone Auctions dhe është në “gjendje shkëlqyese”.

Makina e dalë në ankand ishte shitur më parë në qershor të vitit të kaluar për 53 mijë dollarë dhe është vendosur të shitet përsëri më 25 shkurt.

Çmimi mund të variojë 60 mijë dollarë dhe 84 mijë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version