Një Lamborghini i ndërtuar prej kartoni nga një bloger është shitur për më shumë se 7,200 dollarë në një ankand bamirësie.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri nga qyteti i Auckland, David Jones, i cili ka më shumë se 500 mijë abonues në kanalin e tij në YouTube, do t’i jep si donacion 7,200 dollarët për Spitalin e Fëmijëve Starship.
“Është një çmenduri”, tha shkurtimisht Jones pasi përfundoi ankandi.
“Nuk e mendoja që do të shitej kaq shumë, ndoshta 36 dollarë”, u shpreh Jones.
Ai tha se ai ishte “i habitur” se sa shumë ishte shitur makina dhe se ishte i lumtur që mund të mblidhte ca para për bamirësi.
Jones kishte qenë spitalin Starship kur po trajtohej kundër kancerit në moshën 14 vjeçare.
Lamborghini prej kartoni është shitur me një çmim prej 10 mijë dollarësh të Zelandës së Re, që në dollarë amerikanë i bie diku vlera 7,200 dollarë. /Telegrafi/