Telegrafi

Një lajm i mirë për ndjekësit e “Kafeneja Jonë”, nisin xhirimet e serialit

“Kafeneja jonë” nuk ka dyshim se ishte një prej serialeve më të ndjekura e më të pëlqyera në vendin tonë.

Megjithëse ka kohë që seriali ka pauzuar duket se tani po bëhet një rikthim i tij dhe fansat mezi po e presin.

Së fundmi, kjo është bërë e ditur përmes një postimi të publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e këtij seriali.

Rikthehet seriali “Kafeneja jonë” (Foto: Facebook)

Në bazë të postimeve të ndara me fansat, shihet se janë i njëjti kast i aktorëve që tanimë kanë filluar edhe xhirimet.

Lexo po ashtu Bëhen bashkë aktorët e serialit "Kafeneja jonë"

Siç është raportuar, seriali do shfaqet në fundvit për nder të festës së Vitit të Ri dhe me shumë surpriza për fansat e tyre.

Rikthehet seriali “Kafeneja jonë” (Foto: Facebook)

Ndërkohë, shumë nga fytyrat e njohura që ishin pjesë e serialit janë sërish, ndërsa do ketë edhe prurje të tjera.

Se çfarë kanë përgatitur presim të shohim në vijim! /Telegrafi/

Rikthehet seriali “Kafeneja jonë” (Foto: Facebook)