Spitali Amerikan, gjithnjë e më fuqishëm po zë vendin e merituar në nivelin e njëjtë me spitalet e avancuara botërore, si për nga infrastruktura, niveli i lartë i profesionalizmit të stafit mjekësor, aplikimit të procedurave më të reja e të cilat në Kosovë realizohen për herë të parë në Spitalin Amerikan.
Risia e radhës në institucionin më të besueshëm në vend – Spitalin Amerikan, që kësaj radhe i përket fushës së Radiologjisë Invazive dhe që është e një rëndësie tejet të veçantë, ka të bëjë me Kolangiografin Perkutane Transhepatike – procedurë kjo e cila në Kosovë realizohet vetëm në Spitalin Amerikan.
Kolangiografia Perkutane Transhepatike me drenim të rrugëve biliare (PTC) është një teknike e Radiologjisë Invazive nëpërmjet së cilës realizohet fillimisht akcesi dhe më pas drenimi i rrugëve biliare në rastet e obstruksionit të koledokut ose rrugëve biliare qendrore.
Bllokimet e sistemit biliar mund të rezultojnë prej etiologjive beninje si për shembull gurë, struktura, procese inflamatore ose infektive, por edhe prej patologjive malinje veçanërisht karcinoma e pankreasit, kolangiokarcinoma, metastazat në mëlçi dhe karcinomat ampullare.
Në rastet e bllokimit të sistemit biliar prej ndonjë prej patologjive të lartpërmendura, sekrecionet biliare e kanë të pamundur zbrazjen në duoden. Ato grumbullohen në rrugët biliare, rrisin vlerat e bilirubines dhe më pas infektohen duke e përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e pacientit.
PTC-ja si procedurë pikërisht këtë gjë synon, largimin e sekrecioneve biliare prej trupit të pacientit në rastet kur ka bllokim përgjatë rrjedhjes së tyre natyrale.
Kjo procedurë në ditët e sotme në përgjithësi rekomandohet kur ERCP ka dështuar në zhbllokimin e rrugëve biliare dhe është një alternativë shumë efektive për të realizuar drenimin e sekrecioneve.
PTC është një procedure invazive tejet e sofistikuar e cila realizohet vetëm në një numër të caktuar qendrash të specializuara. Tashmë procedura realizohet edhe në Kosovë, ekskluzivisht në Spitalin Amerikan.
Për rastet e PTC dhe për çdo procedurë tjetër të Radiologjisë Invazive, mund të caktoni termin tek Dr.Admir Sulovari, të cilin mund ta gjeni çdo ditë në Spitalin Amerikan.